Lionel Messi afrohet edhe më shumë me historinë. Sulmuesi argjentinas realizoi golin e 899-të zyrtar të karrierës, në fitoren 1-2 të Inter Miamit në MLS, ndaj një kundërshtari si DC United.

Mundësia e madhe për të parë golin historik të 900-të të Messit mund të vijë që më 12 mars, kur Inter Miami sfidon Nashville në raundin e 16-të të Kupës së Kampionëve CONCACAF.

Kujtojmë që “gjeniu” i futbollit, në 3 ndeshje të luajtura në këtë sezon, ka shënuar 3 gola. Ai luan te Inter Miami që në vitin 2023, periudhë në të cilën u transferua nga skuadra e PSG.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb