VLORË- Ervin Salianji ka nisur takimin strukturat me mbështetësit e PD në Pallatin e Kulturës snë Vlorë.

Salianji është pritur me brohorima nga demokratët dhe qytetarët në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij Salianji nuk  kurseu kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha, ndërsa dha mesazh të qartë, për hapje të partisë dhe meritokraci.

Në përfundim Salianji bëri thirrje që qytetarët të bashkohen sepse sipas tij ndryshime do të vijë nga ‘sallat e mbushura plot dhe jo nga ata që ‘flenë mbi dafina e privilegje’.

Pjesë nga fjala e Salinjit gjatë takimit me strukturat dhe mbështetësit në Vlorë

“Qeveria qëndron në këmbë edhe për faj të pafuqisë së opozitës. Duhet të shkojmë te guximi për t’u hapur, te guximi për të pranuar njerëz të rinj. Shqipëria ka nevojë për një fillim të ri. Ky vend e ka energjinë, talentin dhe potencialin e njerëzve. PD duhet t’u japë zë qytetarëve dhe kjo bëhet me më shumë demokraci brenda partisë. Vetëm një parti që është pranë qytetarëve mund të fitojë besimin e qytetarëve. Nga Vlora mund të fillojë një frymë e re, një frymë që thotë se politika nuk është vetëm për disa njerëz të privilegjuar që rrinë rrotull lidershipit, por për atë që punon e sakrifikon.  Ndryshimi do të vijë nga këto salla, ndryshimin do ta bëni ju, nuk ta bëjë askush tjetër përveç nesh sepse janë qetësuar dhe po flenë mbi dafina për shkak të privilegjeve. Ndaj kam një thirrje bashkohuni me ne, sepse do sjellim rotacionin politike në Shqipëri, ne do të fitojmë”, tha ndër të tjera Salianji.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb