VLORË- Ervin Salianji në takimin e zhvilluar në Vlorë, foli për çështje të ndryshme dhe zhvillimet politike në vend.
Ai tha se shteti ka degraduar, ndërsa u shpreh kritik ndaj opozitës, duke thënë Shqipëria ka nevojë të sjellë politikën në shtratin e përgjegjësisë dhe të mos jetë e shkëputur nga qytetarët.
“Ju falënderoj që më keni pritur sot, ju jam mirënjohës që gjeni kohën dhe kontribuoni për PD. Vlora është qytet i pavarësisë, guximit dhe qyteti ku qytetarët kanë pasur guximin të ngrihen. Shqipëria ka nevojë të sjellë politikën në shtratin e përgjegjësisë dhe normave të mos jetë e shkëputur nga qytetarët. Situata në Shqipëri alarmante, ka nevojë për dorëheqje. Në qarkun e Vlorë është dhënë një shembull ku drejtuesi ka dhënë dorëheqje”, tha ai.
