VLORË- Ervin Salianji deklaroi nga Vlora se Partia Demokratike po bunkerizohet.
Sipas tij opozita nuk po ngre zërin për çështje shumë të rëndësishme dhe që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
Gjithashtu Salianji, tha se PD duhet të jetë e hapur dhe të mos shpikë armiq imagjinarë, sepse vetëm e bashkuar, e hapur dhe meritokratike mund të jetë edhe fituese.
“Lufta kërcen në Iran, çmimet kërcejnë në Shqipëri. Dhe PD duhet të flasë për ato që shqetësohen sot shqiptarët. Për mungesën e shëndetësisë, arsimin. PD sot përballe me krizë politike dhe organizative për shkak se nuk do të dëgjojë. Në shumë raste është perceptuar si e shkëputur nga terreni , e mbërthyer nga një gjuhë politike e vjetëruar. Por PD duhet të jetë e hapur, meritokratike. Vetëm një opozitë e fortë në vlera mund të rikthejë besimin e qytetarëve. Por partia po bunkerizohet , dhe shpik armiq imagjinarë”, tha ai,.
