Ushtria izraelite njoftoi ka vrarë pesë komandantë të lartë në Liban.
Sulmet kishin në shënjestër pesë komandantë në Korpusin e Libanit të Forcës Quds dhe Korpusin e Palestinës në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.
Sipas ushtrisë izraelite, Korpusi i Libanit të Forcës Quds, ishte një lidhje qendrore midis Hezbollahut dhe regjimit iranian.
“Komandantët e eliminuar zhvilluan aktivitete terroriste në të gjithë Libanin ndërsa fshiheshin në një hotel civilësh”, njoftuan autoritetet izraelite.
IDF thekson se nuk do të lejojë forcimin e elementëve terroristë iranianë në territorin libanez dhe do të vazhdojë të eliminojë komandantët e regjimit terrorist.
