Armando Broja nuk po kalon një moment të mirë në karrierë. Forma jo e mirë dhe dëmtimi i fundit me Burnley kanë bërë që vlera e sulmuesit kuqezi të bjerë.

Faqja e specializuar për tregun e lojtarëve, “Transfermarkt” vlerësonte 10 milionë euro Brojën, por tani 24-vjeçari nuk kushton më shumë se 8 milionë euro. I konsideruar si një nga më të mirët e Kombëtares, tashmë lojtari sheh të ketë vlerën më të ulët në karrierë. Për t’u përmendur fakti se Broja , në një periudhë kohore, arriti në vlerën maksimale prej 30 milionë euro.

Kalimi te Burnley shihej si një mundësi e mirë për të, por nuk po ndodh kështu, pasi deri më tani ka luajtur 19 ndeshje dhe ka shënuar 1 gola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb