Një arrest kardiak në aeroport në Stamboll i mori jetën ish-drejtorit sportiv të Vllaznisë, Engin Firat. Ai po priste për të marrë avionin për në Adana, kur është rrëzuar  papritur në tokë, duke  shkaktuar panik tek njerëzit e tjerë. Së fundmi, klubi i Vllaznisë i ka shprehur ngushëllime familjes së 55-vjeçarit turk.

“Me keqardhje mësuam ditën e sotme, ndarjen e parakohshme nga jeta pas një arresti kardiak të ish-drejtorit sportiv të klubit tonë, Engin Firat. Në këto momente të dhimbshme, Vllaznia i qëndron pranë familjes dhe të të dashurve të tij duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Prehu në paqe Engin Firat”, shkruan klubi.

Firat ka qënë më parë ndihmës trajner i Iranit, ndërsa ka drejtuar edhe pankinën e Moldavisë dhe Kenias.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb