Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut, në Tiranë.

Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, rreth orës 19:25 është paraqitur për mjekim në spital një shtetas i huaj turk, i identifikuar me inicialet H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

Autoritetet bëjnë me dije se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, policia ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e plagosjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në incident.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb