Emiratet e Bashkuara Arabe janë përballur me një sulm të ri nga dronë dhe raketa iraniane në ditën e njëmbëdhjetë të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, sipas Agence France-Presse (AFP).
Në një reagim zyrtar të publikuar në rrjetin social X, ministria bëri të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar për t’iu përgjigjur sulmit.
“Mbrojtja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe aktualisht po i përgjigjet kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
