FIFA ka zyrtarizuar afrimin e Bujar Pllanës në Kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 24-vjeçar, i cili deri më tani ka luajtur tre herë për përfaqësuesen U-21 të Kosovës, ka vendosur të bashkohet me kuqezinjtë.

FIFA i ka dhënë lejen për këtë ndryshim, pasi Pllana nuk ka marrë pjesë në ndonjë ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Kosovës.

Tashmë Silvinjo i ka dërguar ftesë mbrojtësit që luan në qendër dhe në krahun e djathtë të fushës.

Këtë sezon në Superligën polake, Pllana ka luajtur 11 ndeshje për 794 minuta në total. Duket se ai nuk do jetë risia e vetme e trajnerit brazilian, pasi te Shqipëria pritet të afrohet edhe mbrojtësi i majtë i AEK-ut të Athinës, Stavros Pilios.

Pllana
Pllana

Më 26 mars në Varshavë do luhet sfida play-off për Kupën e Botës 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Sfida teke vendosë për ekipin që do kalojë në finalen play-off për një biletë në Grupet e Botërorit që do zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Javën e ardhshme, Silvinjo pritet të publikojë listën me emrat e futbollistëve të grumbulluar për fazën play-off.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb