Kryetari i Gjykatës së Lartë ka nisur procedurën për ndryshimin e pjesshëm të praktikës së njësuar të Kolegjeve të Bashkuara, lidhur me vendimin unifikues mbi masat e sigurimit personal.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi u shpreh se një lëvizje e tillë është e motivuar politikisht dhe po bëhet me qëllim që të lirohen nga qelia persona të arrestuar për korrupsion, që ndodhen pranë kryeministrit Edi Rama.
“Puç kushtetues për ndryshimin e standardit për arrestin me burg, është interes politik i Ramës. Qëllimi është lirimi i personave të korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndodhen në burg.
Dje u fut në procedurë rishqyrtimi, që do të ndodhë në 9 prill një vendim unifikues i GJL që unifikon standardet
Lëvizje e diktuar politikisht për t’i hapur punë minimit të punës së SPAK dhe nxjerrjes nga burgu të korruptuarve të Ramës që ndodhet në burg. Qendroni në lartësinë e detyrës dhe mos u përdorni politikisht”, tha ai.
