Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana lala. Ende nuk dihet arsyeja e thirrje së tij në SPAK.
Leli ka qëndruar brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme prej më shumë se 1 ore, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën është pyetur apo thirrur.
Në komentin e tij të shkurtër për mediat, Leli u shpreh se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.
