Kristjan Asllani dëshiron të qëndrojë te Besiktas. Mesfushori ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Erdha te Besiktas me formulën e huazimit, por dua të qëndroj. Ky është një klub i rëndësishëm dhe ata luajnë gjithmonë për të fituar kampionatin, sikurse unë dua ta arrij këtë. Besiktas ka tifozë të mrekullueshëm”, tha ai. 24-vjeçari, deri më tani ka luajtur 5 ndeshje me skuadrën e re, ndërsa ka dhuruar një asist. Kujtojmë që në ndeshjen debutuese, u ndëshkua me karton të kuq.
