Kosova do masë forcat me Sllovakinë në 26 mars në Bratislavë, në kuadër të ndeshjes së play-off-it për Botërorin. Interesi  është i lartë për këtë ndeshje, teksa Tifo-grupi i ‘Dardanëve’ ka bërë me dije se janë shitur të gjitha biletat.

“Të gjithë biletat që na janë garantuar për ndeshjen historike të 26 marsit janë tashmë të rezervuara. Kërkojmë mirëkuptim, pasi nga sot e tutje nuk mund të shqyrtojmë asnjë kërkesë të re për biletë,” thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb