Gola dhe spektakël në Champions në ndeshjet e kësaj të marte.
Bayern fiton 1-6 ndaj Atalantës në Itali, duke e kthyer në formalitet kualifikimin. Golat në pjesën e parë u realizuan nga Stanisic, Olise dhe Gnabry. Në pjesën e dytë “tundën rrjetën” Jackson dhe Musiala, ndërsa kompletoi dopietën Olise. Goli i nderit për bergamaskët mban firmën e Pasalic.
Barcelona barazoi 1-1 ndaj Newcastle, në takimin që u mbajt në St. James’ Park. Barnes shënoi për anglezët ndërsa Yamal shmangu humbjen për katalanasit.
Atletico Madrid triumfon 5-2 ndaj Tottenham me golat e Llorente, Griezzman, Alvarez (x2) dhe Le Normand. Porro dhe Solanke lanë gjurmët e tyre në këtë takim për londinezët.
Skuadrat e kualifikuara do vendosen në ndeshjen e kthimit, që luhen me 18 mars.
