Ngjarje e rëndë në Durrës. Rreth orës 08:20 të mëngjesit, shtetasi S. P., 73 vjeç, ka ndërruar jetë në ambientet e një lokali.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përgatitur raportin përfundimtar.

“Informacion paraprak/Rreth orës 08:20, ka humbur jetën në ambientet e një lokali në lagjen nr. 17, shtetasi S. P., 73 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.”, sqaron policia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: