Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të përdorë mandatet e tij në Kuvend kundër votimit për heqjen e imunitetit të Belinda ballukut.

Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Berisha u shpreh se Rama vendos nesër “asgjësimin e pushtetit gjyqësor dhe mburojën e plotë për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve”.

Kryedemokrati u shpreh se vendimi do të ndikojë në procesin e integrimit të vendit në BE.

“Mblidhemi një ditë para se kreu i organizatë kriminale Edi Rama të përdore mandatet  e krimit të tij si bajoneta kundër çdo shqiptari. Mblidhemi në një kohë, kur për të mbrojtur lëkurën e tij, për të mbrojtur krimet që ke kryer, ai vendos t’i mbyll dyert drejtësisë shqiptare. Vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor. Vendos mburojën e plotë të mazhorancës së krimit apo të mandateve të krimit për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve. Vendos në kuadrin e një skenari më të zi, skenarit të shkëputjes së Shqipërisë nga procesi i BE, pas përpjekjesh të jashtëzakonshme të bëra ndër vite për një ëndërr të shqiptarëve. Një ëndërr të rilindasve tanë. Tani del një haxhi Qamil një bandit, pa nder pa flamur, që vetëm pak muaj më parë bërtiste për pasaportën europiane, ndërsa tani u nxjerr pasaportën e Beogradit. Ky është një akt i rëndë”, u shpreh Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: