Tjetër problem për Shqipërinë, në prag të ndeshjes së Play off të Botërorit ndaj Polonisë. Së fundmi, listës së dëmtimeve i është shtuar edhe Rey Manaj.

Sulmuesi nuk ishte i grumbulluar për ndeshjen e kampionatit me Sivasspor, pasi ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Një lajm i keq ky për trajnerin Sylvinho, pasi dhe Broja e Daku janë të dëmtuar. Mbetet të shihet sesi do shkojnë gjërat, me tifozët e kombëtares që shpresojnë në rikuperimin e lojtarëve deri me 26 mars.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb