Partizani, pas tre pikëve të artë ndaj Dinamos ku mposhtën blutë me shifrat 2-0, do të tentojë që të ruajë të njëjtën ecuri pozitive në lidhje me rezultatet teksa do të nisë fazën e katërt në transfertë ndaj Vorës.
Këta të fundit, ishin një nga dy skuadrat e vetme së bashku me Vllazninë që e mposhtën Partizanin në ndeshjet e fazës së tretë, e “Demat” do të kërkojnë t’i kthejnë reston, edhe pse pritet një duel shumë i luftuar me vendasit që tashmë janë plotësisht të përfshirë në “ethet” e mbijetesës në elitë. Megjithatë, te Partizani janë gati teksa në këtë ndeshje trajneri Oltijon Kërnaja do të mund të mbështetet edhe te rikthimi i Saliu Semebene.
Senegalezi mungoi ndaj Dinamos për arsye se kishte plotësuar numrin e katër kartonëve të verdhë, por do të jetë i gatshëm duke nisur nga kjo ndeshje me Vorën. Ishte David Atanaskoski ai që e zëvendësoi Semebene në ndeshjen me Dinamon, duke u përshtatur në qendër të mbrojtjes, që në fakt e bëri shumë mirë.
Gjithsesi, Sembene ofron shumë garanci dhe centimentra në prapavijë, e kështu do të jetë një rikthim me shumë vlera për Kërnajën teksa Atanaskoski në këtë formë mund të spostohet sërish në pozicionin e tij natyral, atë të mbrojtësi të majtë.
