Trajneri i PSG, Luis Enrique doli në konferencë para ndeshjes ndaj Chelseat në Champions.

“Nuk kemi dyshime për nivelin tonë”, tha ai. “Gjatë një sezoni, gjithmonë ka momente më të vështira, por ne preferojmë të përqendrohemi te pozitivet. Është normale që ato të jenë aty”.

Luis Enrique analizoi gjithashtu karakteristikat e Chelsea, një kundërshtar shumë i rrezikshëm.

“Ekipet angleze në Champions janë të gjitha të nivelit të lartë. Ne e njohim mirë Chelsean, madje u përballëm me ta në verë. Ata kanë ndërruar trajnerë dhe disa lojtarë, por janë ende një ekip i fortw. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja palët”.

Taktikisht, trajneri theksoi ndryshimet midis dy ekipeve. “Ne na pëlqen të kemi më shumë posedim sesa kundërshtarët tanë, ndërsa ata janë shumë efektivë kur e kontrollojnë topin. Wshtw njw ndeshje e ekuilibruar”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb