Emanuel Ernest u bë largimi i parë i Tiranës. Pasi qëndroi në stol ndaj Elbasanit, palët vendosën të ndajnë rrugët.
Ky largim është i bujshëm, pasi Ernest u rikthye si alternativë e rëndësishme për qendrën e sulmit. Tashmë për të njëjtin pozicion janë si alternativa Xhixha, Falaje, Tare dhe Mehmeti.
Mungesa e golave bie në sy te kryeqytetasit, që mbajnë vendin e fundit në renditje. Vetëm një gol i Xhixhës ndaj Vllaznisë është regjistruar në katër humbjet radhazi.
Sfida e radhës është përballë Bylisit. Ky takim është rezervuar më 14 mars, prej orës 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
