Manchester City sfidon Real Madrid në UEFA Champions League, në orën 21.00. Para këtij takimi, portieri i “Qytetararëve”, Donnarumma u shpreh i lumtur për faktin që tek rivalët mungon ish-shoku i tij i ekipit, Kylian Mbappe.
“Real Madridi është një nga favoritët për këtë trofe të këtij viti, historia flet vetë. Ata janë mësuar të luajnë ndeshje të tilla, por do të përballen me një skuadër të etur për të surprizuar. Ne e dimë atmosferën që na pret këtu, është e rëndësishme t’i menaxhosh situata të tilla.
Mbappe? Kam pasur fatin të luaj me Mbappe dhe ai është një nga më të mirët në botë. Si portier, të mos përballesh me një lojtar të këtij niveli mund të jetë avantazh, por do të duhet të tregojmë të njëjtën vëmendje ndaj kujtdo që do ta zëvendësojë. Shpresoj që ai të jetë gati për ndeshjen e kthimit, sepse e meriton. Me Courtois kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai është një nga portierët më të fortë dhe ka qenë në atë nivel për shumë vite. Kam shumë për të mësuar prej tij”, tha Donnarumma.
