Tani është zyrtare. Stiven Shpendi ka rinovuar kontratën me Empolin në Serie B. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi shqiptar do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2029.

22-vjeçari në këtë sezon ka realizuar 10 gola në 26 ndeshje të luajtura me Empolin. Gjithashtu ai numëron edhe një asist.

“Klubi i Futbollit Empoli njofton me kënaqësi se ka arritur një marrëveshje me Stiven Shpendin për një zgjatje të kontratës deri më 30 qershor 2029!”- Shkruan klubi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb