Reperi i njohur nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë.
Ai është shoqëruar në polici nën dyshimin për posedim të armës pa leje.
Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga Policia e Kosovës, përmes Zyrës për Informim të këtij institucioni.
“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës.
Ndërkohë, rasti po vijon të trajtohet nga organet kompetente.
