E paralajmërova Presidentin Trump për një Luftë të Tretë Botërore, theksoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në deklaratat që iu referuan përshkallëzimit në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë me gazetarin dhe influencuesin Kaolan Robertson, Zelensky vuri në dukje se i kishte shprehur shqetësimet e tij presidentit amerikan në lidhje me zhvillimin e mundshëm të një sulmi ndaj Iranit në një luftë botërore.

“Presidenti amerikan dhe stafi i tij nuk më dëgjuan. Nuk jam i sigurt nëse e kuptuan seriozitetin e situatës. Rusia ka filluar të mbështesë regjimin iranian me dronë. Sigurisht që do të ndihmojë me raketa, dhe gjithashtu i ndihmon ata me mbrojtjen ajrore. Çfarë vjen më pas? Duke pasur parasysh situatën, ekziston vetëm një pyetje: kur dhe cili vend do të jetë i pari që do të mbështesë regjimin iranian duke dërguar trupa? Siç ndodhi me Rusinë, kur Koreja e Veriut dërgoi 10,000 ushtarë, të cilët tani janë të vendosur në Rusi, por mund të dërgohen në Ukrainë. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Iranin – Rusia mund të dërgojë trupa atje”, tha Zelensky, ndër të tjera.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb