Zbardhet autopsia e Xhuana Nikollaj, e cila i dha fund jetës me fostoksinë. Sipas ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore në trupin e pajetë të 25-vjeçares janë konstatuar shenja të dhunës. Ndërsa rezulton se ajo nuk ka qenë shtatzënë, çka u aludua pas vetëvrasjes së saj. E reja i dha fund jetës dy ditë më parë, pas një konflikti që pati me ish-bashkëshortin, Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim si i dyshuar për veprat penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim vetëvrasjeje”.
Nga hetimet e prokurorisë rezulton se 25-vjeçare dhe Eraldo Fizi ishin ndarë prej disa kohësh dhe vajza ishte larguar nga Shëngjini dhe jetonte me qira në Tiranë me disa shoqe të saj.
Ditën e ngjarjes, në përpjekje për tu pajtuar Xhuana Nikollaj ishte takuar me ish-bashkëshortin në banesën e marrë me qira, aty ku dyshohet se është dhunuar nga ky i fundit, shenja të cilat janë konfirmuar tashmë përmes aktekspertizës mjeko-ligjore.
25-vjecarja ka lënë një letër ku ju kërkonte ndjesë prindërve për veprimin e saj, ndërsa më tej shkruante se “Nuk doja më që ata njerëz që më kanë bërë keq të vazhdonin të më lëndonin” dhe në gjendje të rënduar nga konsumuar fostoksinë. Ajo është në grahmat e fundit nga shoqja e saj, e cila e ka transportuar drejt qendrës spitalore Universitare Nënë Tereza ku është ka gjetur vdekjen. Mikesha e Nikollajt iu tha hetuesve se që në trupin e Xhuanës kishte konstatuar se ajo kishte shenja të dhunës. Rasti i Xhuana Nikollaj rikthen edhe njëherë vëmendjen dramën e madhe që përjetojnë vajzat dhe gratë nga dhuna në familje.
