Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, çka do të thotë se ish-presidenti mbetet në paraburgim.

Ai kërkonte heqjen e masës së sigurisë, duke arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për ta mbajtur në qelitë e paraburgimit, por pretendimet e ish kreut të shtetit nuk u morën në konsideratë nga gjykata supreme.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe të mërkurën e ardhshme do të vendosë nëse e kalon ose jo për gjykim dosjen penale ndaj tyre. Ndaj Metës rëndojnë akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: