Hajduk Split u mund 3-2 nga Rijeka në çerekfinale të Kupës së Kroacisë. Në fund të takimit nuk munguan incidentet dhe Disiplina së fundmi ka marrë vendimet përkatëse. Mesfushori shqiptar i Hajduk Split, Adrion Pajaziti është pezulluar me 3 ndeshje.
Pajzaiti tërhoqi nga krahu gjyqtarin e katërt Oliver Romić në minutën e 21-të të kohës shtesë. Sikur të mos mjaftonte, ai fyeu ekipin e gjyqtarëve të udhëhequr nga gjyqtari kryesor Patrik Kolaric. Natyrisht, i menjëhershëm ishte kartoni i kuq për lojtarin. Mediat kroate bëjnë me dije se Hajduku nuk do ta apelojë këtë vendim.
