Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që të motivojë lojtarët me një premio prej 4.2 milionë dollarë, në rast se Polonia shkon në Botëror.  Gazetari Mateusz Ligęza ka bërë të ditur lajmin, së fundmi.

“Nëse Polonia shkon në Botëror, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Federata Polake e Futbollit (PZPN) – afërsisht 40% të 10.5 milionë dollarëve të garantuar që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve të Botërorit”, shkroi Mateusz Ligęza nga Radio ZET në profilin e tij në platformën X.

Polonia, nëse kalon Shqipërinë, do sfidojë fituesin e Ukrainë-Suedi në finale. Për takimin me Shqipërinë, trajneri Jan Urban do bëjë publike listën me 20 mars.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb