Ish-kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për procesin e integrimit, Zef Mazi, në një lidhje me emisionin “Kjo javë” theksoi se deklaratat e sotme të ambasadave perëndimore pas votimit në Kuvend të mazhorancës për të rrëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, janë vijim i diskutimeve në Bruksel të vendeve të unionit për çështjen “Balluku”.

Mazi tha se, BE e cilësoi në një mbledhje të saj të afërt, riformatimin e qeverisë nga Rama si hapi i parë i duhur që do të sillte një hap edhe më të madh sa i takon Ballukut, por vendimi i sotëm solli reagimet e ambasadave të vendeve të unionit, të cilët ishin kritik për qëndrimin e mazhorancës.

“Kam dijeni se në Bruksel, ambasadorët e unionit kanë disktuar sa i takon riformatimit të qeverisë tonë, dhe ky diskutim është bërë në kuadër të një raporti, konkretisht raporti i ndërmjetëm vlerësuar për standardet.

Në këtë mbledhje ka patur disa shtete që kanë qenë shumë kritik së pari për pozicionet që mban vendi ynë, vecanërisht kanë qenë jo në favor të paraqitjes së këtij raporti në këtë mbledhje, por meqënëse kryeministri kishte ristruktuar qeverinë e konsideruan në mbledhje si hapi i parë drejt një lëvizje më të gjerë”, tha Mazi.

Sipas tij, çështja Balluku ka rëndësi shumë të madhe politike për shtetet anëtare të BE.

“AtA po e ndjekin nga afër si po ecet në këtë drejtim. Kjo lidhet me aspektet e funksionimit të shtetit ligjor, me ndërhyrjet e politikës tek drejtësia, marrëdhëniet që ka parlamenti”, tha ish-kryenegociatori i Shqipërisë në Bruksel për procesin e integrimit, Zef Mazi

Zef Mazi: Kam dijeni se në Bruksel, ambasadorët e unionit kanë disktuar sa i takon riformatimit të qeverisë tonë, dhe ky diskutim është bërë në kuadër të një raporti, konkretisht raporti i ndërmjetëm vlerësuar për standardet.

Në këtë mbledhje ka patur disa shtete që kanë qenë shumë kritik së pari për pozicionet që mban vendi ynë, vecanërisht kanë qenë jo në favor të paraqitjes së këtij raporti në këtë mbledhje, por meqënëse kryeministri kishte ristruktuar qeverinë e konsideruan në mbledhje si hapi i parë drejt një lëvizje më të gjerë.

Këtë lëvizje e kanë parë si hap i parë. Por mesa kuptohet ky hap i parë është pasuar nga mbledhja e grupit të PS dhe vendimi që morën sot, ka patur pasoja që solli reagimin e sotëm të ambasadave të huaja në Tiranë mbi rrëzimin e kërkësës së SPAK nga mazhoranca në Kuvend për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut.

Shtetet e Unionit janë duke e diskutuar këtë raport, të 27 shtetet.

Çështja Balluku ka rëndësi shumë të madhe politike për shtetet anëtare të BE. Ato po e ndjekin nga afër si po ecet në këtë drejtim. Kjo lidhet me aspektet e funksionimit të shtetit ligjor, me ndërhyrjet e politikës tek drejtësia, marrëdhëniet që ka parlamenti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb