Një zjarr i rënë në një banesë në zonën e Ali Demi, në Tiranë, ka shkaktuar humbjen e jetës së një personi të moshuar, të identifikuar si Theodhor Llulla.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një shtëpi në këtë zonë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e zjarrfikëses dhe policisë për të vënë nën kontroll situatën.
Si pasojë e zjarrit, një i moshuar që ndodhej brenda banesës nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka humbur jetën.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet edhe shkaku i zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
