Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga një konferencë për mediat nga Kryeministria se në ndodhur një rastësi me tërheqjen e kompanisë në fazën e fundit për ndërtimin e portit të Porto Romanos.
Rama u shpreh se nuk ka të dhëna që kompania është gjendur nën presion, por sipas tij procesi është zhvilluar nën presion.
Sipas tij nuk ka pasur ndonjë presion nga SHBA-të, ndërsa pretendoi se së bashku me BE-në nuk kanë shprehur shqetësime.
“Sa i përket projektit të Porto Romanos, ka ndodhur një koincidencë e pashmangshme që në momentin e fundit kompania që ka kaluar gjithë fazat dhe duhet të bënte ofertën e fundit është tërhequr duke iu referuar situatës së krizës dhe duke qenë se oferta financiare do të ishte e lidhur me tavanin që ka vendosur studimi i bërë nga kompania më e madhe e botës për ndërtimet e porteve, aeroporteve, etj dhe me tavanin e vendosur nga kërkesa e qeverisë shqiptare nuk kemi arsye që të shikojmë mbrapa ndonjë gjë tjetër vetë ne, Nuk kemi të dhëna që kompania është ndodhur në ndonjë presion por procesi është zhvilluar nën presion, jo të SHBA-ve siç thuhet pa argument, sepse nuk ka pasur jo presion, por asnjë shqetësim të shprehur as nga SHBA, as nga BE, as nga askush. Por ka pasur presion nga faktorë të tjerë, natyrisht të painteresuar që ai port të jetë një histori suksesi. Kini parasysh që që nga A-ja thonin çfarë duhet një port i ri se ne kemi portin tonë, atë kënetën në zemër të Durrësit, dhe e lidhnin idenë e portit të ri me shitjen e atdheut në duart e arabëve, në fakt e vërteta është se përtej injorancës që është gjithmonë faktor si trajtohen çështjet këtu, ka pasur forca të interesuara që të mos ecte përpara projekti i portit të ri. Pse , për një arsye që cilido që do ta kuptojë e kupton pa ndonjë mendim të madh. Porti ekzistues nuk ka asnjë kapacitet për të qenë nyja strategjike. Edhe sikur ta marrësh dhe ta zbukurosh, është i papërshtatshëm për të qenë nyje logjistike e Korridorit VIII dhe këtë e thonë të gjitha analizat e bëra dhe realiteti i thjeshtë që ai port është në mes të qytetit Një nyje portuale në mes të qytetit nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojnë. Pa llogaritur këtu që janë të papërshtatshme për të mbajtur të gjithë peshën e korridorit VIII. Dhe tjetra korridori VIII ço Shqipërinë dhe shqiptarët në një nivel tjetër. Është i lidhur me një tjetër nyje që është Porti i Thatë i Shkupit. Qeveria e re e ka parë të arsyeshme ta spostojë në Shkup, dhe këtu kemi të bëjmë edhe me një përmbajtje me rëndësi interesash kombëtare strategjike. Nëse ju mendoni që të gjithë mezi po presin që shqiptarët të bëhen më të fortë, mund ta mendoni, por në një sërë vendesh ka forca që nuk e mirëpresin dhe kjo nuk ka lidhja me armiqësi, por më shumë me interesa tregtare të vendeve. Nëse ju mendoni që Porti i ri është një port që ata që i kanë të lidhur rrugët me trafiqet mezi po e presin, ju e mendoni gabim. Ka edhe një fakt tjetër, vetë Korridori VIII sot është pjesë e rrjetit europian të transportit. Jo e se e themi ne, por statusi i një Korridori të rrjetit europian të transportit është tjetër që mund të jetë n mes të Europës, por që nuk është në rrjet. Korridore që nuk janë në atë hartë nuk financohen, mund t’i ndërtosh vetë. Nuk ka asnjë shans të kemi akses në fonde Europiane për aksin Durrës-Prishtinë sepse nuk është”, tha ai.
