Një tjetër çështje për të cilën kryeministri Edi Rama foli në konferencën me gazetarët, ishte edhe nafta.

Rama nënvizoi se qytetarët kanë nevojë për një treg nafte që të jetë më i përballueshëm se tregu i sotëm.

“Unë  e kam shprehur që kur kemi bërë mbledhjen e parë të Asamblesë së Shumicës qeverisë pas zgjedhjeve që një  nga objektivat tona është krijimi i një faktori të ri në tregun e naftës, një faktor shtetëror një forcë publike për të krijuar një kapacitet që të lehtësojë barrën mbi qytetarët, sikundër e lehtësoi konkurrenca që ne nxitëm duke ndryshuar qasjen për fluturimet ajrore. Sot Shqipëria ka aeroportin më të suksesshëm të Ballkanit. Ne ishim jashtë harte fare, por sot nuk është më Beogradi kryeqyteti i aviacionit por është Tirana dhe kjo është një arritje, me keqardhje për të gjithë ata që na duan të vdekur, por sa më shumë ne na duan të vdekur ne do ringjallemi.

Besoj se shumë shpejt do të japim shembullin se si edhe në tregun e naftës gjërat do ndryshojnë. Duke vënë në dispozicion garancitë, do të jetë shumë më  e lehtë për të pasur marrëveshje me kompani që e shpërndajnë naftën që të kemi qëndrueshmëri afatgjatë”, tha mes të tjerash Rama

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: