Kosova sfidon Sllovakinë më 26 mars në ndeshjen gjysmëfinale të “play-off-it të Botërorit. Për këtë takim ka folur së fundmi mesfushori i dardanëve, Florent Muslija.
“Ne jemi një vend i vogël, por kemi shumë zemër, pasion dhe cilësi në futboll. Kemi treguar se mund të përballemi me ekipet e mëdha. Duam të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe do të japim gjithçka për ta arritur këtë”, ka pohuar ai.
