Jasir Asani po stërvitet me Partizanin, megjithatë fakt është që nuk lejohet të luajë me të kuqtë. FIFA akoma nuk ka vendosur pas luftës në Iran, se çfarë do të ndodhë me futbollistët nga ai kampionat.

Dhe pse lojtarët e huaj janë larguar, sërish nuk mund të regjistrohen te asnjë klub. Asani është në kontratë me Esteghlal. Kampionati iranian është ndërprerë, dhe po ashtu nuk ka një datë për rikthimin në fushë. Nëse çdo gjë zgjatet, atëherë lojtarët mund të fitojnë leje të përkohshme për të luajtur me klube jashtë Iranit. Më pas, zgjedhja për klubin e ri do të jetë në dorën e Asanit.

E njëjta situatë është edhe për Regi Lushkjan. Nëse Asani do të kishte dilema për Partizanin, Lushkja do të shfaqej si okazion tek Egnatia për pjesën e mbetur të sezonit. Me këto të fundit shkëlqente në edicionin e kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb