Shqipëria hyn në muajin e rëndësishëm, teksa me 26 mars do masë forcat me Poloninë, sfidë kjo gjysmëfinale e Play Off të Botërorit. Situata e sulmit kuqezi është përmirësuar ndjeshëm, teksa të reja vijnë së fundmi për trajnerin Sylvinho.

Broja dhe Daku janë rikthyer nga dëmtimi dhe janë bashkuar me skuadrat respektive në stërvitje.  Sa i takon Rey Manajt, nga Turqia nuk ka informacione për gjendjen e tij. Kujtojmë që Manaj, i cili po kalonte një formë të mirë, nuk u grumbullua për shkak dëmtimi në sfidën e fundit të Sivasspor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb