Deklarata e fundit e Trump se pjesëmarrja e Iranit në Botëror mund të cënojë sigurinë e ekipit, nuk është pritur mirë nga kombëtarja iraniane. Në një komunikatë të bërë së fundmi, Irani ka bërë me dije se është kualifikuar me meritë në këtë kompeticion dhe se organizatori është FIFA dhe jo një vend i vetëm.

“Kupa e Botës është një event historik dhe ndërkombëtar dhe organizatori i saj është FIFA, jo një vend i vetëm. Edhe kombëtarja iraniane është kualifikuar për këtë event me autoritet dhe përmes fitoreve radhazi, duke u bërë një nga skuadrat e para që arrijnë këtë turne të madh.

Sigurisht, askush nuk mund ta përjashtojë kombëtaren iraniane nga Kupa e Botës. Përkundrazi, vendi që duhet të përjashtohet është ai që mban vetëm titullin e “pritësit”, por nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e skuadrave pjesëmarrëse në këtë event”- shkruhet në komunikatë.

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb