Presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i dislokojë 5000 marinsa amerikane në Lindjen e Mesme, me qëllim që të rihapet Ngushtica e Hormuzit, sipas raportimeve të “Wall Street Journal”.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka miratuar kërkesën e bërë nga Komanda Qendrore e SHBA-së për të dërguar Njësinë e 31-të Detare në rajon.

Irani kishte paralajmëruar se do ta mbyllte Ngushticën e Hormuzit menjëherë pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt. Sipas raportimeve, Irani ka goditur disa anije në këtë zonë, duke përfshirë tankerë të naftës.

Dje, zyrtarët amerikanë raportuan se Irani ka nisur të pozicionojë mina në kanalin e Gjirit, i cili shërben si rrugë për rreth 20 për qind të derivateve botërore të naftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb