Tirana do të zbresë në fushë për sfidën e radhës me disa lojtarë që duhet të kenë kujdes maksimal, pasi rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen e ardhshme ndaj Vorës.

Aktualisht janë pesë futbollistë bardheblu që kanë nga tre kartonë të verdhë dhe ndodhen në prag pezullimi.

Bëhet fjalë për Rimal Haxhiun, Ermal Metën, Angjelo Tafasin, Luçiano Verën dhe Bazilio Ndongun, të cilët në rast se ndëshkohen sërish me karton të verdhë në ndeshjen e radhës, do të humbasin automatikisht përballjen me Vorën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb