Armando Dobra është takuar sërish me golin në Angli. Futbollisti i Chesterfield zhbllokoi takimin me Notts Ko, kur luhej minuta e 16-të e takimit. Sfida është e vlefshme për javën 37 në League Two.

Dobra për këtë sezon është në kuotën e pesë golave dhe dy asistimeve. Klubi i ish-sulmuesit të Shqipërisë U-21 është pretendent për ngjitjen. Anësori i krahut të majtë ndërkohë luan prej vitit 2022 te ky ekip.

Fakt është se Dobra ka kaluar një edicion të vështirë duke humbur disa muaj. Goli në kampionat i mungonte që nga shtatori i vitit të kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb