Kryeministri Edi Rama, reagoi sot lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovë për të lëshuar leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj, për pjesëtarët e komunitetit serb pa dokumente të Kosovës dhe për njohjen e kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe.
Rama nënvizoi se mirëpret koordinimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Ligjin për të Huajt, duke theksuar se shkatërrimi i strukturave paralele është një punë e vështirë dhe se BE-ja duhet të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
“Ne mirëpresim koordinimin Kosovë – BE mbi Ligjin për të Huajt. Shkatërrimi i strukturave paralele është punë e vështirë. BE-ja duhet të përputhet me atë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese, të ecë përpara me aplikimin e Kosovës për anëtarësim.
“Një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”, shkruan Rama.
Sipas njoftimit të fundit nga autoritetet e Kosovës, zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe për automjetet do të fillojë më 15 mars.
