Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, me moderatoren Nisida Tufa, gazetari Artan Hoxha foli edhe për sulmin ndaj postës elektronike të Kuvendit të Shqipërisë, duke analizuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës, gazetari Hoxha tha se Rama është mësuar me justifikime, por këto janë çështje serioze që kërkojnë angazhime serioze.

“Përgjigja që dha kryeministri ishte se nuk na bënë ndonjë dëm të madh. Por radhën e kaluar edhe grupin e gjakun në morë. Pra çfarë përgjigje dhe ti, kur ata të morën të gjithë informacionin e brendshëm se si funksionin, edhe mazhorancës edhe opozitës. Ne nuk mund të justifikohemi se nuk na dëmton shumë se kanë hapur email-in e Zegjinesë Ajo është deputet duam apo jo ne. Ai nuk ka shkuar te Zegjineja, por në çdo komunikim. Nuk e zbuluam ne që kishin sulmuar. Nuk është se ne i paraprimë apo ra alerti dhe sistemi jonë super spektakolar që ka bërë kryeministri. Por AKSHI-n ne e dimë se në çfarë gjendje e kemi katandisur. Por edhe reagimi që bëri edhe SHBA, që tha se jemi në mbështetje të Shqipërisë, patjetër që ata na mbështesin se po të jetë në dorën tonë nuk na ngelet gjë”, tha ndër të tjera ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb