Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 26-të të kampionatit Kategoria e Parë, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave, bazuar në paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet e fundjavës.
Formacioni i përzgjedhur është rreshtuar sipas skemës 1-4-3-3, ku spikasin futbollistë nga disa skuadra të kampionatit që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për ekipet e tyre.
Në portë është përzgjedhur Klevis Hasanbelli i Laçit.
Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Klevis Shaqe i Skënderbeut, Aleks Dedgjonaj i Burrelit, Adolf Selmani i Ilirisë dhe Erest Lamellari i Kukësit.
Mesfusha përbëhet nga Olsi Myrta i Laçit, Behar Ramadani i AF Luftëtarit dhe Mikel Canka i Lushnjës.
Në repartin e sulmit janë përzgjedhur Saleh Nasr i Skënderbeut, Mohamed Fofana i Ilirisë dhe Giorgia Lesai i Pogradecit.
Trajneri më i mirë i javës së 26-të është përzgjedhur Ernest Gjoka i Skënderbeut, pas fitores së skuadrës korçare në transfertë ndaj Apolonisë.

