Një konflikt i ndodhur pasditen e së dielës në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një të riu me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Shtetit, rreth orës 14:00 shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal Durrës, pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe një plagë me mjet prerës në këmbë.

26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili gjatë përplasjes i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroria e Shqipërisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.

26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb