Manchester United fitoi 3-1 ndaj Aston Villas në ndeshjen e Premier League. “Djajtë e kuq” kaluan në avantazh me Casemiron në fillimin e pjesës së dytë, duke dërguar në festë tifozërinë. Mysafirët barazuan shifrat me Barkley, në minutën e 64-të.

Vendasit nga Manchesteri u hodhën në sulm dhe shënuan dy herë me Cunha dhe Sesko, duke marrë 3 pikë. Manchester United renditet në vendin e 3-të me 54 pikë, 3 më shumë se Aston Villa e vendit të katërt.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb