Talenti shqiptar, Frederik Tosku, rrëmbeu skenën mesditën e sotme, teksa arriti të realizonte plot 3 gola, me fanellën e Çezenës U20 në duelin ndaj Monzës U20, që u fitua nga bardhezinjtë me rezultatin 1 me 3.
Sulmuesi ishte i papërmbajtshëm në këtë duel, teksa zhbllokoi sfidën në minutën e 2-të, ndërkohë që në minutat 12 dhe 45+2, kompletoi tripletën personale.
Në minutën e 76-të, shqiptar u zëvendësua nga trajneri, teksa me këtë tripletë u ngjit në kuotën e 11 golave, pas 30 javësh të luajtura. Një numër të kënaqshëm golash kanë shënuar edhe talentet e tjera shqiptare që janë pjesë e kampionatit Primavera në Itali, si Kulla, Sulejmani si dhe Durmishi.
Çezena e Toskut, është në garë për të fituar titullin kampion, teksa ndan kreun me pikë të barabarta me Romën dhe Parmën, me 51 secila.

