Forcat Ajrore Izraelite kanë shkatërruar aeroplanin e ish -udhëheqësit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa ishte vendosur në aeroportin Mehrabad të Teheranit. Sulmi raportohet se ka ndodhur gjatë natës.

Më tej, Ushtria izraelite njoftoi se aeroplani ishte përdorur nga Khamenei dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë ” për të promovuar furnizimet ushtarake dhe për të menaxhuar marrëdhëniet me vendet e boshtit përmes fluturimeve vendase dhe ndërkombëtare “.

Ushtria shton se shkatërrimi i këtij “aseti strategjik” tregon se është një goditje ndaj “aftësive koordinuese” të Iranit me grupet që veprojnë si përfaqësues të tij, duke ndërtuar fuqinë e tij ushtarake dhe aftësitë e rivendosjes së regjimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb