Pas vendit të katërt në Shangai, Sharl Lëklerk komentoi rezultatin si dhe duelin që pati me shokun e skuadrës. “Luis ishte më i fortë që nga fillimi dhe e meritoi podiumin.
Më vjen keq që mbeta jashtë, por kam dhënë gjithçka. Gara ishte fantastike, me shumë duele emocionuese. Makina e re është shumë argëtuese dhe taktikat e menaxhimit të energjisë janë kyçe. Kemi pasur beteja të bukura dhe jam i sigurt se do të shohim edhe shumë duele të tjera gjatë sezonit.
Urime Kimit për fitoren e parë, bëri një punë të shkëlqyer”, u shpreh ndër të tjera piloti monegask i skuadrës së Ferrarit.
