Pas Adam Buksa, tjetër mungesë në radhët e Polonisë për ndeshjen e 26 marsit me Shqipërinë, në kuadër të Play off të Botërorit. Trajneri i polakëve, Jan Urban nuk do të ketë në dispozicion portierin Łukasz Skorupski.
“Gardiani” i Bolognas, Skorupski luajti 90 minuta ndaj Sassuolos, megjithëse pësoi një dëmtim të pafat në fund të ndeshjes. Agjenti i tij, Daniel Kaniewski konfirmoi dëmtimin, në një intervistë për goal.pl.
“Play-off? Fatkeqësisht, nuk ka shanse. Lëndime të tilla zakonisht kërkojnë të paktën disa javë pushim. Ai është pak më mirë sot, por Łukasz ende po çalon”- tha agjenti.
Trajneri Jan Urban do të publikojë listën e të ftuarve të Polonisë më 20 mars. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Skorupski do të zëvendësohet nga portieri i Wolfsburgut, Kamil Grabara, i cili luajti kundër Holandës në nëntor. Ndeshja Poloni-Shqipëri është të mbahet në stadiumin PGE në Varshavë.
