Një kamion është përfshirë nga flakët dhe është djegur pothuajse tërësisht gjatë ditës së sotme në rrugën e By-Passit të Vlorës, ndërsa ishte në lëvizje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, të cilat ndërhynë për të shuar flakët, por pavarësisht ndërhyrjes, mjeti pësoi dëme të mëdha materiale.

Fatmirësisht, drejtuesi i kamionit arriti të dalë në kohë nga kabina dhe nuk pësoi lëndime.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të incidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb